Aksident në Lushnje, përplasen dy makina, dërgohen me urgjencë në spital tre persona
Një aksident është shënuar ditën e sotme në rrugën Lushnje-Fier-Shegan.
Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona. Të plagosurit janë nisur me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë manovrimi i gabuar i njërës nga makinat.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

