Aksident i rëndë në Vlorë, tre të lënduar mes të cilëve një fëmijë 3-vjeçar

foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë në rrugën e Lumit të Vlorës.  

Nga përplasja e fortë e një mjeti raportohet për tre të lënduar, mes të cilëve një fëmijë 3-vjeçar. 

Të gjithë janë dërguar në spitalin e Vlorës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, por policia ka shkuar në vendin e aksidentit dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *