Aksident i rëndë në Tepelenë-Mallakastër, plagosen rëndë 5 persona, mes tyre një 9-vjeçar

Pesë të plagosur mes të cilëve edhe një 9-vjeçar është bilanci i një aksidenti rrugor ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër.
Sipas të dhënave paraprake, Toyota me targa greke, e cila po kthehej nga Greqia i ka prerë rrugën një kamionçinë.
Nga përplasja e fortë kanë mbetur të plagosur personat që ndodheshin në makinën Toyota.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, ne autoveture udhetonte cifti i bashkeshorteve nga Fieri se bashku me femijen e tyre, si dhe gjyshi dhe tezja e femijes. Te peste te lenduarit jane shtruar me urgjence ne Spitalin Rajonal te Gjirokastres nderkohe qe njeri prej te lenduarve bashkeshortja e drejtuesit te mjetit eshte shtruar ne ranimacion me plage te renda.