Aksident i rëndë në Shkodër-Koplik, shoferi në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shoferi i një prej mjeteve. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe moti i keq.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, teksa po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *