Aksident i rëndë ne aksin Rrogozhin – Lushnje, dy të plagosur dërgohen me urgjencë në spital.

Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e sotme (22 dhjetor) në aksin Rrogozhinë-Lushnje.

Mësohet se një automjet tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie anash autostradës.

Sipas burimeve të para të informacionit thuhet se ka qënë një automjet tip Audi Q5 me targa AA 189 CZ.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur 2 persona të cilët u dërguan menjëherë në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *