(Video) Aksident i frikshëm në Formula 1, makina e pilotit ndahet në dysh dhe shpërthen në flakë, si është gjendja e tij

Një prej pilotëve të Formula 1, Romain Grosjean u përfshi në një përplasje të tmerrshme, dhe më pas mjeti i tij shpërtheu në flakë në garën e Grand Prix të Bahrejnit të dielën, duke shkaktuar ndërprerjen e garës.

Në xhiron e parë, Grosjean doli nga pista pas disa kontakteve me Daniil Kvyat dhe makinën e tij Haas, duke shpërthyer në flakë nga goditja dhe duke u përgjysmuar. Shoferi francez doli për mrekulli nga flakët pas disa sekondash dhe menjëherë u prit nga shërbimet e urgjencës në anën e pistës.

Mësohet se ai ka pësuar djegie të lehta në duar dhe në kavilje, ndërkohë që është dërguar në spital, për ti paraprirë çdolloj përkeqësimi të gjendjes së tij shëndetësore.

“Ai është mirë, kishte djegie të lehta në duar dhe kavilje”, tha për Sky Sports ekipi i Grosjean. “Padyshim i tronditur dhe duke kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme pas një ndikimi si ky. Ai është i vetëdijshëm”, kanë shtuar ata, ndërkohë që pamjet e aksidentit janë duke bërë xhiron e mediave ndërkombëtare.

Ndiqni videon https://fb.watch/23vok99gKC/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *