Aksident i FORTË në Elbasan-Peqin, ‘Toyota’ ngjesh ‘Audin’ pas hekurave të rrugës, ka të plagosur

Një aksident i fortë ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku janë përplasur dy automjete.
Një ‘Toyota’ me targë AA 435 PD, është përplasur me një automjet tip “Audi”, teksa ky i fundit është ngjeshur pas hekurave të rrugës.
Për pasojë mbetën të lënduar dy drejtuesit e automjeteve të cilët janë transportuar për në spital.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por siç shihet dhe në foto policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës.