Aksident fatal në Krujë, shoferja 31 vjeçare përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident fatal ka ndodhur Qerek të Krujës pasditen e sotme, pasi 31 vjeçarja M.T me mjetin e saj ka aksidentuar për vdekje një këmbësor.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentti, ndërkohë që shoferja është arrestuar dhe u dërgua në ambientet e policisë.

“Më datë 28.12.2020, në orën 19:15, në Qerek, Krujë, një mjet me drejtuese shtetasen M. T., 31 vjeçe, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *