VENDI

AKSIDENT AUTOMOBILISTIK, LËNDOHEN TRE PERSONA


re persona janë dëmtuar nga një aksident automobilistik në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orë 15:00, në aksin rrugor Fier-Ballsh, në fshatin Kraps, janë përplasur mjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Q me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. M.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit Aneltizio Qalliu 20 vjeç, si dhe pasagjeri i mjetit “Benz” shtetasi Remzino Qalliu 16 vjec të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.