8 studentë dhe gjimnazistë humbin jetën gjatë festimeve të Vitit të Ri

Tetë të rinj kanë humbur jetën nga asfiksia me gaz në fshatin Tribistovo, Komuna Posushje, në jug të Bosnje e Hercegovinës.

Viktimat janë gjimnazistë dhe studentë, katër vajza dhe katër djem, të moshave 18-20 vjeç. Tragjedia ndodhi gjatë festimit të Vitit të Ri.

Komisionari i policisë i Kantonit të Hercegovinës perëndimore, Millan Galliç, tha për televizionin N1 se policia ndodhet në terren dhe se hetimet janë duke vazhduar.

“Sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për asfiksi”, tha Galliç, për të shtuar se informacionet e tjera do të jenë në dispozicion pas kryerjes së hetimeve.

Qeveria e Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës shpalli 4 janarin ditë zi në këtë entitet.

Zyrtarët e Bosnjës, përfshirë anëtarët e Presidencës, Zhelko Komshiç dhe Shefik Xhaferoviç, u shprehën ngushëllime familjarëve. /Rel/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *