TV APOLLON

bejme ate qe dime, dhe dime ate qe bejme

699 efektivë të infektuar me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, 16 vetëm në 24 orët e fundit, 5 në spital, 10 kanë ndërruar jetë (BILANCI)

16 efektivë të Policisë së Shtetit janë infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në gjithë vendin. 5 prej tyre ndodhen në spital dhe po marrin mjekim.

Që prej fillimit të pandemsië janë infektuar në gjithë vendin 699 efektivë, prej të cilëve 317 janë ende aktivë. Fatkeqësisht betejën me Covid-19 nuk e kanë fituar dot 10 punonjës të PSH. Ndërkohë, paraditen e sotme është infektuar dhe kryepolici Ardi Veliu. Gjendja shëndetsore e tij është e mirë dhe po merr mjekim në shtëpi.

Jetën nga infeksioni e ka humbur sot një efektiv i Anti-drogës, shtetasi me inicialet F.P 50 vjeç. Prej një jave viktima ishte shtruar në spital dhe po merrte mjekim, por nuk ia ka dalë dot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund t'ju interesoje