50-vjeçari i aksidentuar ne Fier ,babai i tre fëmijëve, kthehej nga puna si roje.

Foto nga vendi i ngjarjes

Një 50-vjeçar ka humbur jetën gjatë natës në Fier. Gëzim Gjyrdyku u gjet i vdekur anës rrugës në vendin e quajtur “Vajkan” dhe policia tha se 50-vjeçari ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe është aksidentuar nga një automjet, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

viktima është babai i tre fëmijëve. Ai punonte si roje në një subjekt privat dhe mësohet se kthehej nga puna për në shtëpi. Familjarët kanë kërkuar gjatë gjithë natës dhe vetëm në mëngjes kanë gjetur trupin anës autostradës në kanal.

Pranë trupit ka pasur edhe pjesë të një automjeti që mendohet që e ka përplasur. Policia është vënë në kërkim të autorit të aksidentit duke marrë edhe kamerat e sigurisë të bizneseve që ndodhen përgjatë autostradës.

Ndërkohë banorë të zonës thonë se ky segment rrugor është i rrezikshëm dhe shpesh ndodhin aksidente pasi mungojnë barrierat mbrojtëse, mbikalimet dhe nënkalimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *