VENDI

4 zyrtare policie kalojne vetingun konfirmohet ne detyre Ardi Veliu


Katër zyrtarë të lartë policie u përballën me vettingun në polici këtë të premte. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit i dha një shans të dytë drejtorit të Gardës për të dorëzuar prova të reja, ndërsa konfirmoi në detyrë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliun dhe drejtorin e Antiterrorit, Gledis Nano. Drejtori i Hetimit rezultoi me probleme me pasurinë dhe të shkuarën në sigurimin e shtetit.