36 autoambulanca të reja, Rama: Imagjinoni sikur pandemia ta kishte gjetur Shqipërinë me katër-rrotakët e PD-LSI

Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë prezantuar autoambulancat e reja në shërbim të Urgjencës Kombëtare.

Teksa ka prezantuar 36 autoambulancat e reja, Rama ka ironizuar duke thënë se nëse pandemia do të kishte rënë nën qeverisjen e opozitës apo LSI-së do të ishte hata e ka cilësuar ai.

“Me 36 autoambulancat e reja moderne, përmbyllet programi i transformimit të flotës sonë të Urgjencës Shëndetësore, nga një inventar karakatinash me katër rrota e pa asgjë brenda, në një fuqi të motorizuar e të pajisur me standardet më të mira europiane, e cila sot ka kapacitetin e plotë në kryerjen e misioneve të saj në territorin e Shqipërisë, 24 orë në 7 ditë të javës.

imagjinoni vetëm sikur pandemia ta kishte gjetur Shqipërinë me katërrrotakët e katërshes së sotme opozitare dhe sidomos me LSI në drejtimin e shëndetësisë, se çfarë hataje kombëtare do të kishte qenë,” thotë Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *