300 të shtruar dhe një viktimë nga sëmundja misterioze që po përhapet me shpejtësi, ku po hetojnë autoritetet

Një person humbi jetën dhe gati 300 të tjerë, përfshirë dhjetëra fëmijë, u shtruan në spital në Eluru të Indisë, gjatë fundjavës.

Sëmundja e këtyre pacientëve mbetet misterioze për mjekët, të cilët akoma nuk kanë zbuluar se nga vjen.

Cilat janë simptomat e përshkruara?

 Pacientët tregojnë një gamë të gjerë të simptomave: ata vjellin, kanë djegie të syve, u bie të fikët dhe vuajnë nga kriza.

Koronavirusi e ka prekur rëndë Indinë, me mbi 800,000 raste pozitive. Ministri i Shëndetësisë ka thënë se të shtruarit në spital me këto simptoma kanë rezultuar negativ në testin e koronavirusit.

Sipas tij shkaku mund të jetë ndotja e madhe e ujit ose e ajrit në këtë vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *