25 vjeçari u qëllua me plumb në kokë dhe në shpatull, flet xhaxhai: Na thanë djali është arrestuar, pastaj se ka bërë aksident


Hasan Rasha, xhaxhai i 25 vjeçarit Klodian Rasha që u qëllua me armë nga Policia pas mesnate ddhe humbi jetën në spital, thotë se në fillim janë njoftuar se ai ishte arrestuar e më pas u kanë thënë se ishte përplasur me Policinë.

“Mua më ka njoftu vëllai dhe kam ardhur këtu. Djali ka dalë me pi një kafe dhe ka pasur 2 kokrra hurma me vete. Ka dalë për të pirë një kafe, ka qenë i  sëmurë përpara, por gjatë ditës ka qenë duke punu. Çfarë armësh more zotëri. Babai i vet ka qenë duke flet, ai ka shkuar se më kanë kapur djalin policia. As nuk dimë vetëm dimë se është në morg.

E thirrën se është arrestuar pastaj sikur ka bërë aksident me policinë, pastaj sikur është vrarë

Edhe në emër të vëllait jemi të gjithë të nderuar që vini këtu për të na e zbardhur këtë punë dhe kërkojmë që kjo të zbardhet dei në funhd. djali nuk ka pasur apsolutisht që gje me vete. Besimin e kemi edhe nga ju edhe nga shteti. Këtu punë ta zbardhin deri në fund”, u shpreh për mediat Hasan Rasha.

Kujtojmë se, sipas Policisë 25 vjeçari nuk i është bindur efektivëve për të ndaluar dhe në rrugën “Dritan Hoxha” u ka nxjerr atyre armën (sipas njoftimit të Policisë). Në kushtet e vetëmbrojtjes, efektivi me inicialet N.H që ka ndjekur Klodian Rashën nga Don Bosko deri në Laprakë, ka hapur zjarr duke e plagosur me një plumb në kokë dhe një në shpatull të riun. Ai ka ndërruar jetë në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *