21 persona shoqërohen për në komisariat , qindra gjoba per masken

Policia e Shtetit

Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.

Gjatë fundjavës, strukturat e Policisë kanë vendosur 2106 masa administrative në të gjithë vendin, për shkelje të masave anticovid, konkretisht:

  • 2005 masa për mosvendosjen e maskës mbrojtëse;
  • 7 masa për shkeljen e vetëkarantinimit të detyrueshëm;
  • 9 masa për subjektet që nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes;
  • 85 masa për këmbësorët që janë konstatuar duke lëvizur pas orës 22:00.

ne 

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 2005 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse

Në vijim të kontrolleve për zbatimin e vetëkarantinimit të detyrueshëm nga shtetasit e infektuar me COVID-19, janë evidentuar 7 shtetas që kanë shkelur rregullat e vetëkarantinimit, të cilët janë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë secili

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 9 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Secili prej subjekteve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë

Gjatë kontrolleve në fundjavë janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 21 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë

Gjithashtu, gjatë fundjavës, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 85 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë

Ne Fier

Brenda javes qe kaloi janw vendosur 210 gjoba per mos vendosje te maskes nga qytetaret . Nuk ka pasur asnje te shoqeruar 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *