108 vjetori i ngritjes së Flamurit, Rama e nis me fjalët e Ismail Qemalit


Dita e sotme shënon edhe 108 vjetorin e ngritjes së Flamurit në Vlorë, por këtë vit festa do të jetë e kushtëzuar nga pandemia COVID-19.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me fjalët e Ismail Qemalit, njeriut që së bashku me një grup tjetër patriotësh ngritën flamurin në Vlorë.

“Flamuri ynë, n’atdhenë t’onë të lirë. Rroftë Flamuri!Rroftë Shqipërija”, shkruhet në foton e postuar nga Rama.

Krerët e shtetit priten të jenë në Vlorë, ndërsa qyteti bregdetar pritet të mbushet edhe nga mijëra vizitorë nga qytetet e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *